Moto GP, Marquez mungon në Çmimin e Madh të Argjentinës

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 14:04 | Sporte të tjera
Moto GP, Marquez mungon në Çmimin e Madh të Argjentinës

Ashtu siç pritej, Marc Marquez nuk do të marrë pjesë në Çmimin e Madh të Argjentinës në Moto GP.

Lajmin e bëri publike vetë faqja zyrtare e Hondës, e cila me anë të një postimi njoftoi tifozët për vendimin.

Edhe pse piloti ka pasur përmirësime pas problemit të tij në sy, ende nuk është gati për të garuar.

“Jemi në rrugën e duhur. Ka pwrmirësime nga dëmtimi që ai mori në Indonezi. Por, piloti ende nuk është shëruar plotësisht, kështu që duhet të vazhdojë terapitë e trajtimit”, shkruhet në deklaratën e Hondës.

Kjo është herë e tretë për pilotin Marquez që shfaq probleme tek sytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos