Formula 1, pas frikës së madhe për Schumacher, Perez në pole position

Nga A2 CNN
26 Mars 2022, 20:36 | Sporte të tjera

Pritej të shkëlqente Verstappen në Xheda të Arabisë Saudite, por në fakt ishte shoku i tij Sergio Perez që do të niset nga vendi i parë në çmimin e madh të nesërm.

Meksikani ka kryer një xhiro fantastike, duke lënë pas dyshen e ringjallur të Ferrarit, Charles Lecelerc dhe Carlos Sainz.

Kampioni i botës Verstappen mban vendin e katërt, i ndjekur nga Esteban Ocon i Alpine.

Ditë e “zezë” për Mercedes, me Russell në vend të gjashtë dhe veçanërisht me Hamilton në vend të 16-të i eliminuar në Q1. Probleme kanë patur gjithsesi të gjitha mjetet me motor Mercedes.

https://a2news.com/2022/03/26/surpriza-dhe-aksidente-ne-arabine-saudite-hamilton-i-16-ti-aksident-i-frikshem-i-schumacher/

Ndërkohë, provat u ndërprenë për aksidentin e frikshëm të Mick Schumacher me Haas, që mbeti minuta të tëra në mjetin  e tij të shkatërruar por që tashmë ndodhet për kontroll në spital, i vetëdijshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos