
Kualifikueset e Çmimit të Madh të Arabisë Saudite po dhurojnë surpriza por edhe frikë. Surpriza vjen nga performanca e dobët e ish kampionit të botës Lewis Hamilton, i cili nuk arriti të kualifikohej në Q2 duke marrë një vend të 16-të që nuk pritej, hera e parë pas 5 viteve, kur për shkak të një dëmtimi dështoi në Brazil.
Vlen të theksohet që 5 vendet e fundit kanë të gjitha motor Mercedes, sinjal i një problemi të përbashkët, ndërkohë që për momentin gara sheh një duel Leclerc dhe Verstappen për pole position.
Por ndërkohë provat zyrtare janë pezulluar me flamur të kuq, pas një aksidenti të frikshëm të Mick Schumacher. Djali i legjendës Michael, po performonte shumë mirë por u përplas me shpejtësi në një mur të pistës, me mjetin e ndarë në dy pjesë.
Lajmet e fundit flasin për një pilot të tronditur, por i vetëdijshëm dhe që po kontrollohet nga stafi mjekësor. (A2 Televizion)