
Një shqiptar u arrestua në Ankona të Italisë, pasi iu gjetën 200 gramë kokainë në automjetin e tij, drogë të cilën e shpërndante bashkë me djalin e vogël që e mbante në makinën luksoze për të humbur gjurmët.
Policia i vuri prangat shqiptarit në hyrje të një qendre tregtare, ku ai priste të dorëzonte 200 gramë kokainë në formë kristali, e cila nëse shitej vlente 8 mijë euro.
Gjithashtu, iu sekuestruan edhe 700 euro të siguruara nga aktiviteti i shitjes së drogës.
Shqiptari mbahej nën vëzhgim prej disa kohësh, si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës. (A2 Televizion)