
Bashki të ndryshme në Gjermani janë evakuuar pas kërcënimeve, në disa raste alarmesh për bombë, të marra me e-mail gjatë së martës. Kjo është konfirmuar nga autoritetet gjermane.
“Hetuesit po merren me këtë çështje. Ne kemi identifikuar kërcënime të njëjta dhe në bashki të tjera, përveç Augsburgut. Një lidhje e mundshme mes tyre po hetohet”, tha Michael Jakob, zëdhënës i policisë.
“Përmbajtja e e-mailit krijoi një situatë serioze, prandaj u ndërmorën masat e duhura”, u shpreh Kurt Gribil, kryebashkiak i Augsburg.
Qytetet e tjera që morën të njëjtin kërcënim ishin: Rendsburg, Goettingen, Chemnitz, Kaiserslautern dhe Neunkrichen. Ndërkohë, bashkitë u rihapën sërish pasi në kontrolle të policisë nuk u gjet ndonjë gjë e dyshimtë. (A2 Televizion)