Alarmohen autoritetet britanike, i riu me thikë arrestohet pranë rezidencës së Mbretëreshës

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2021, 20:54 | Bota

Policia britanik bën me dije se një 19-vjeçar i armatosur me thikë u arrestua pasi hyri në territorin e kështjellës Windsor në Londër.

Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për një të ri nga Southampton, i cili tashmë akuzohet për hyrje në një zonë të mbrojtur dhe armëmbajtje.

Alarmi për këtë arrestim ishte tepër i madh sepse Mbretëresha Elizabeth II po feston Krishtlindjet pikërisht në rezidencën Windsor, pasi anuloi planet tradicionale për të udhëtuar në Sandrigham.

Policia shpjegon se i riu nuk hyri në asnjë nga ndërtesat dhe se anëtarët e familjes mbretërore janë informuar për ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos