
Një qytetar ka vendosur një send të dyshuar poshtë një automjeti në Pogradec mëngjesin e së dielës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 3, pranë Prokurorisë së qytetit. Burime bëjnë me dije se ka qenë roja i prokurorisë që ka lajmëruar policinë.
Rreth orës 3:30 të mëngjesit ai ka vënë re një qytetar duke u shtrirë përtokë e duke vendosur diçka poshtë makinës.
Fillimisht është dyshuar për eksploziv dhe është sjellë nga Tirana grupi i shpërthimeve të kontrolluara, ndërsa pas kontrollit të xhenierëve ka rezultuar se nuk është tritol, por një aparat GPS.
Mjeti është në pronësi të E. Ç.
Nga ana e policisë, janë sekuestruar të gjitha kamerat në zonë, për të bërë të mundur identifikimin e personit që ka vendosur GPS, e për të zbardhur më tej rrethanat.
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, nën dy automjetet në pronësi të shtetasit E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec (të cilat i lëshon me qira) janë konstatuar dy sende të dyshimta. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se nuk ishin lëndë plasëse, por ishin dy GPS. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rasit.
Reagimi i policisë
(A2 Televizion)