Albana Vokshi nxjerr shifrat: 30 mijë votues morën pjesë në primare deri në orën 13:00!

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2022, 15:11 | Politikë
Albana Vokshi nxjerr shifrat: 30 mijë votues morën pjesë në

Kryetarja e KOKOE, Albaana Vokshi doli mesditën e sotme në një deklaratë për mediat ku bëri me dije se, deri në orën 13:00 kanë votuar deri në 30 mijë votues në procesin e primareve.

"Deri rreth orës 13:00 kanë votuar deri në 30 mijë votues në procesin e primareve. Janë organizuar thuajse në të gjitha degët e PD. Votohet për 57 bashki".

Albana Vokshi

Vokshi shtoi më tej se, ka interesim të madh të votuesve pavarësisht kushteve atmosferike të rënduara në Tiranë dhe rrethe të tjera.

NUMRI I VOTUESVE SIPAS QARQEVE:

Qarku Shkodër – 1595

Qarku Lezhë – 3020

Qarku Kukës – 2855

Qarku Dibër – 2200

Qarku Durrës – 1970

Qarku Tiranë – 7300

Qarku Elbasan – 2149

Qarku Korcë – 2620

Qarku Berat – 975

Qarku Fier – 2555

Qarku Vlorë – 1872

Qarku Gjirokastër – 1063 (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/04/berisha-hedh-voten-ne-primare-rreze-drite-per-rikthimin-e-votes-se-lire/
https://a2news.com/2022/12/04/demokratet-votojne-per-kandidatet-per-zgjedhjet-lokale-procesi-permes-fotove/
https://a2news.com/2022/12/04/demokratet-votojne-per-primaret-beteja-e-pare-para-14-majit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos