
Luçiano Boci është i vetmi kandidat në primaret e PD dega Elbasan si emri i vetëm që do të kandidojë për zgjedhjet lokale të majit të vitit të ardhshëm për bashkinë e këtij qyteti.
Edhe pse është kandidat i vetëm, dega e PD në Elbasan ka nisur procesin e votimit duke i kërkuar anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD që të konfirmojnë kandidatin Luciano Boci.
Ky i fundit pas votimit është shprehur se vota ka vlerë edhe kur je i vetëm në garë, pasi në këtë mënyrë konfirmohet që është anëtarësia ajo që vendos për kandidatët dhe drejtuesit e partisë.
“Sot jam kandidat i vetëm, por edhe në këtë rast vota ka vlerën e saj dhe anëtarët e kanë shpallur këtë vullnet. Një pjesë e tyre ka votuar. Jam i bindur se vota e anëtarëve do të sanksionojë se do të jenë ata për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në nivele lokale dhe qendrore”, u shpreh Boçi. (A2 Televizion)