Bogdani: Demokratët votojnë sot për kandidatin që do të sjellë ndryshimin në të gjithë Tiranën

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2022, 13:57 | Politikë
Bogdani: Demokratët votojnë sot për kandidatin që do të

Kandidati demokrat për Primaret në Partinë Demokratike, Gerd Bogdani, dha një prononcim për mediat pas votimit, u shpreh se demokratët sot po votojnë për datën 14 maj.

“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Partinë Demokratike, por jo vetëm. Një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë e Shqipërisë, sepse është për herë të parë që zhvillohet një proces, ku baza, anëtarësia votojnë për atë që duhet të drejtojnë qytetet e tyre. Duke filluar nga Tirana e në çdo cep të Shqipërisë, një ditë shumë e rëndësishme për këtë simbolikë, dhe shpresoj dhe uroj që të vazhdojnë të vejë mbarë. Është shumë e rëndësishme data 4 dhjetor për atë gjë që sapo thashë, por ajo që është më e rëndësishme është 14 maji që vjen më pas.”

Gerd Bogdani

Sipas Bogdanit, shqiptarët sot votojnë për kandidatin, për atë që mund t’i sjellë ndryshimin në Tiranë, që mund t’i sjelli fitoren në Tiranë, që t’i sjellë më pas ndryshimin në të gjithë Shqipërinë.

“Demokratët sot nuk votojnë thjesht në datën 4 dhjetor, por votojnë për datën 14 maj. Pra, votojnë për kandidatin, për atë që mund t’i sjellë ndryshimin në Tiranë, që mund t’i sjelli fitoren në Tiranë, që t’i sjellë më pas ndryshimin në të gjithë Shqipërinë. Unë ftoj çdo demokrat, çdo simpatizant të vijë, të votojë, të ushtrojë detyrën dhe të drejtën e votës për të marrë këtë fuqi në dorë dhe për të sjellë edhe njëherë ndryshimin në Tiranë e më pas në të gjithë Shqipërinë.” (A2 Televizion)

Gerd Bogdani
https://a2news.com/2022/12/04/kellici-pas-votimit-ne-primare-dita-e-sotme-nje-feste-per-demokracine/
https://a2news.com/2022/12/04/primaret-ne-pd-julian-deda-sot-eshte-nje-dite-feste-per-pd-dhe-dite-zije-per-erion-veliajn/
https://a2news.com/2022/12/04/ilir-alimehmeti-voton-ne-primare-ju-ftoj-te-gjitheve-te-zgjidhni-te-ardhmen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos