Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Shkodër mbrëmjen e së shtunës për të ndjekur ndeshjen e Basketbollit Vllaznia - Prishtina e vlefshme për “Ligën Unike”.
Duket se kreu i qeverisë, ka hequr për një moment nga zgjedhjet lokale që do të mbahen ditën e diel në Kosovë, duke qenë se dhe dita e sotme është heshtje zgjedhore.
Kurti refuzoi të flasë dhe përpara gazetarëve për zgjedhjet në Kosovës, duke thënë se nesër është dita që të flasin qytetarët. (A2 Televizion)