Në Shkup flet për aksionin në veri, Kurti: Krimi dhe korrupsioni është multietnik, e luftojmë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2021, 14:29 | Kosova
Në Shkup flet për aksionin në veri, Kurti: Krimi dhe korrupsioni

Në Maqedoni të Veriut, Albin Kurti foli për operacionin antikontrabandë të zhvilluar në disa qytete të Kosovës. Kryeministri kosovar tha se qeveria e tij po lufton korrupsionin dhe krimin, i cili është multietnik.

I pranishëm në samitin ekonomik në Shkup, Kurti komentoi situatën në veri të Mitrovicës, dhe pohoi se kriminelët serbë dhe shqiptarë bashkëpunojmë mirë me njëri-tjetrin.

 “Për një stabilitet institucional dhe sundim të ligjit, ne jemi duke luftuar korrupsionin dhe krimin organizuar, i cili është multietnik. Kriminelët serbë dhe kriminelët shqiptarë bashkëpunojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Ne duam dhe do t’i luftojmë ata pa marrë parasysh se çka ndodh”, deklaroi kryeministri kosovar.

Iniciativa Ballkani i Hapur nuk mbeti larg vëmendjes, teksa Kurti konfirmoi për të disatën herë qëndrimin kundër. Këtë e arsyetoi duke nënvizuar se nuk mbështet asnjë nismë të Ballkanit Perëndimor ku nuk bën pjesë dhe Bashkimi Europian.

https://a2news.com/2021/10/14/kritika-ndaj-borrell-e-quajti-te-njeanshem-aksionin-e-policise-ne-veriun-e-kosoves/

Sipas tij, “është e mundur që më shumë t’i integrojmë ekonomitë tona, duke i zbatuar katër liritë bazike, duke u integruar në një treg të përbashkët me BE-në dhe si çështje finale pranimi në BE”.

Kryeministri Kurti në Samitin e Shkupit tha ndër të tjera se Europa është fati dhe kontinenti i Kosovës dhe kërkoi fonde zhvillimore nga BE. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos