Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon në SPAK prokurorin Sotir Kllapi, kërkon informacion për hetimet

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 10:37 | Aktualitet
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon në SPAK prokurorin Sotir

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar në SPAK dy dokumente ku kërkon informacion në lidhje me ecurinë e hetimeve, si edhe kallëzim ndaj prokurorit Sotir Kllapi, të akuzuar nga kjo aleancë për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

“1. Kërkesën për informacion se në ç'fazë janë hetimet në lidhje me dosjen e Teatrit, pasi sipas nenit 323 pika 2, afati i hetimeve ka përfunduar dhe në këto kushte duhet të njoftohet akuza dhe dosja duhet te kalojë për gjykim ne Gjykatën e  Posaçme për Korrupsionin dhe  Krimin e  Organizuar.

2. Depozitimin në SPAK  të kallëzimit ndaj prokurorit Sotir Kllapi, akuzuar nga ne për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit”.

Kallëzimi i sotëm është i gjashtëmbëdhjeti në radhën e kallëzimeve të depozituara nga AMT në SPAK për çështjen e teatrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos