
Moti vijon kryesisht i kthjellët në jug dhe zonat qendrore, ndërsa vranësira kalimtare do të ketë veriu. Pasditja shton vranësirat në veri dhe zonat lindore, si edhe vranësira kalimtare shfaqen në pjesën tjetër të territorit, por jo reshje.
Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë gjatë mëngjesit; ruhet minimumi prej 11°C në Pukë, ndërsa një rritje të lehtë sjell mesdita, duke ngjitur maksimalet në 27°C në zonat malore dhe deri 32°C në zonat jugore.
Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites dhe mbrëmjes, me një forcim të lehtë në mesditë dhe pasdite nga drejtimi veriperëndimor ndërsa dallgëzimi në brigjet detare ngjitet në 2-3 ballë. (A2 Televizion)