
Kosova ka arritur të marrë fitoren e parë në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror, teksa ka triumfuar në transfertë ndaj Gjeorgjisë.
Ndeshja u vendos nga një autogol i vendasve në pjesën e parë, ndërsa topi ishte devijuar më parë me kokë edhe nga Muriqi.
Në 45 minutat e dyta, Kosova shpërdoroi raste të shumta për shënim edhe pse sulmuesit e saj u gjendën disa herë të vetëm me portierin e Gjeorgjisë nuk mundën të shënonin golin e dytë. Megjithatë, në fund arritën të rrëmbejnë 3 pikët nga nja transfertë e vështirë në këtë eliminatore.
Pas 3 ndeshjeve në grupin që udhëhiqet nga Spanja, Kosova mban vendin e tretë me 3 pikë. (A2 Televizion)