Aleanca për Teatrin zhvendoset në Kukës, Budina: Nuk duam pushtet

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 18:17 | Aktualitet
Aleanca për Teatrin zhvendoset në Kukës, Budina: Nuk duam pushtet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është zhvendosur pasditen e së hënës në qytetin e Kukësit ku mblodhi firma në kuadër të peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.

Qytetarë të shumtë nënshkruan peticionin në qendër të qytetit, ndërkohë që është lajmëruar se ky aksion do të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit.

Regjisori Robert Budina deklaroi nga qyteti verior se e gjithë kjo lëvizje tashmë bëhet për të rrëzuar simbolin e korrupsionit që kërkon të ngrihet me forcë në mes të kryeqytetit. Ai sqaroi se artistët nuk kanë asnjë interes në atë që po bëjnë dhe nuk kërkojnë pushtet.

“Morëm një tur pas dhunës që pësuam në 17 maj ku u sulmuam nga forcat Renea. Tashmë çështja e teatrit ka kapërcyer oborrin e teatrit dhe është bërë çështje e të gjithë shqiptarëve. Lufta e kryeministrit ishte rrëzimi i simbolit dhe nëse ne nuk dalim të rrëzojmë simbolin e korrupsionit që kërkon të ngrihet në mes të Tiranës, ku përfshihet vjedhja e pronës publike e lartësojmë këtë model. Jemi njerëz që nuk kemi asnjë interes. Nuk e duam pushtetin. Duam të zgjojmë njerëzit dhe këtë e bëjmë vetëm me bashkim”, u shpreh Budina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos