Çdo gjysmë ore në zyrën e Lulzim Bashës, mbërrinte një aleat. Me radhë ata firmosën marrëveshjen e koalicionit “Partia Demokratike - Aleanca për Ndryshim” që PD do të drejtojë dhe do të hyjë në zgjedhje.
Mesnata e së mërkurës është afati limit kur kjo marrëveshje dorëzohet në komisionin qendror të zgjedhjeve. Aleatët kanë firmosur vullnetin që të jenë pjesë e një koalicioni me listë të përbashkët dhe kanë mandatuar Lulzim Bashën si njeriun që e drejton, ndërsa Ivi Kason si personin që do të merret me detajet proceduriale në KQZ.
Pjesa më e rëndësishme, se sa kandidatë do të ketë secili aleat në secilin qark, duket se do mbetet ende pa një përgjigje. Në bazë tëmarrëveshjes, koalicioni do t’i kërkojë KQZ-së mirëkuptim për ta plotësuar në një moment të dytë.
Po ashtu dhe Shpëtim Idrizi i PDIU nuk dha detaje sa prej kandidatëve të partisë së tij do të jenë në listë, por u deklarua i vetëdijshëm se partia e tij mund të pësojë një tkurrje votash, nga 2017 ku siguroi mbi 76 mijë të tilla si Idrizi edhe partia e Bamir Topit do të jetë pjesë e koalicionit si dhe aleatët tradicionalë të vegjël të demokratëve, përfshirë dhe Artur Roshin e Ballit Kombëtar. ndërkohë se cilët do të jenë emrat në listën e përbashkët do të zbulohet pas 10 ditësh. (A2 Televizion)