Zgjedhjet e 25 prillit, Mediu dhe Duka zyrtarizojnë koalicionin me PD

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2021, 13:10 | Politikë
Zgjedhjet e 25 prillit, Mediu dhe Duka zyrtarizojnë koalicionin me PD

Sot është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ. Partia Socialiste hyn e vetme në zgjedhjet e 25 prillit. PD dhe aleatët e saj shkojnë në një listë koalicioni, nën emrin “Shqipëria fiton”. Partia Republikane dhe ajo Agrare Ambientaliste, kanë arritur zyrtarizimin e marrëveshjes gjatë mesditës.

“Plotëson të gjitha marrëdhëniet opozitare për të pasur një koalicion fitues në zgjedhje”, tha Fatmir Mediu. I pyetur sa kandidatë do të ketë PR, Mediu tha: “Ky është një proces që nuk mbaron sot, por ditën kur mbyllen listat.

Në negociata me Bashën janë edhe Fryma e Re Demokratike, por ato nuk po zhvillohen nga kreu i saj, ish-presidenti Bamir Topi, por nga Sali Shehu.

Ndërkohë, Paskal Milo i Partisë Demokracia Sociale, është ende në bisedime me Lëvizjen Socialiste për Integrim, por gjasat janë që emri i tij të jetë në listat e kësaj të fundit dhe të mos futet si koalicion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos