Kampion i antikorrupsionit për Dvoranin, Meta: Si fletët e lavdërimit të Partisë së Punës

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2021, 14:02 | Politikë
Kampion i antikorrupsionit për Dvoranin, Meta: Si fletët e

Presidenti Meta ka komentuar edhe njëherë për shpalljen e Ardian Dvoranit nga DASH si kampion të antikorrupsionit dhe reagimet e tij në rrjetet sociale për këtë çështje.

Kreu i shtetit akuzoi kryeministrin Rama se ka nxjerrë një fletëlavdërimi për antikorrupsionin e "Ramaformës".

“Kryeministri ka nxjerrë një fletëlavdërimi për antikorrupsionin e tij dhe për sukseset e tij, që kjo është një gjë që mua nuk më habit, përpjekja e tij për t’u vetëlavdëruar si kampion i antikorrupsionit dhe i "Ramaformës".

Këto janë si fletët e lavdërimit që merrte Partia e Punës. E mbani mend atë çmimin në Meksikë. Kështu janë dhe çmimet e Edi Ramës për antikorrupsionin.

Raportet e mia me SHBA janë të shkëlqyera. Unë nuk gënjej. Nuk kam shkelur asnjë ligj amerikan. Nuk kam bërë fotografi si gruaja e Bilalit dhe i zbatoj të gjitha ligjet”, tha Meta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/23/1-nder-12-kampionet-e-antikorrupsionit-shba-nderon-me-cmim-ardian-dvoranin/
https://a2news.com/video/dvorani-kampion-antikorrupsion-dash-i-jep-cmim-nderkombetar-reagon-politika/

A2 CNN Livestream

Latest Videos