
Ali Ahmeti është thirrur në cilësinë e dëshmitarit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës të ngritura në Hagë. Njoftimi erdhi nga vetë kreu i Bashkimit Demokrat për Integrim në Maqedoninë e Veriut, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook.
“Ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e UÇK dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë”, shkruan Ahmeti.
Gjithashtu shton se do të jetë përherë në dispozicion të organeve të drejtësisë për të dëshmuar pastërtinë e luftës së popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit. (A2 Televizion)