Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, fitojnë LSDM e Zaev dhe BDI e Ali Ahmetit

Nga A2 CNN
16 Korrik 2020, 08:45 | Ballkani
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, fitojnë LSDM e Zaev dhe BDI e

Pavarësisht hijes së pandemisë, që rëndoi dukshëm përgjatë të gjithë procesit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, mbi 51 përqind e elektoratit me të drejtë vote, nuk hoqën dorë nga e drejta për të zgjedhur qeverinë e tyre të re, dhe 120 pjesëtarët e parlamentit. Ashtu siç e kishin parashikuar edhe sondazhet, gara rezultoi e ngushtë mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, por në fund me fitoren e partisë së Zoran Zaev, që siguroi me 36 përqind të mbështetjeve. Ish-kryeministri nuk humbi kohë para se të shpallte fitoren.

“Koncepti i integrimit mundi atë të izolimit. Koncepti i që shtyn fort përpara mundi atë që na le prapa”, u shpreh Zoran Zaev, kryetari i LSDM.

Ali Ahmeti, partia e të cilit siguroi mbi 11 përqind të votave, ose 15 mandate në parlamentin e ri, tha se fitorja e partisë së tij në këto zgjedhje ishte e të gjithë shqiptarëve. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa sigurojnë 12 mandate, ndërsa PDSH-ja e Menduh Thaçit vetëm 1.

Zgjedhjet e parakohshme të shpallura vitin e kaluar nga ish-kryeministri Zoran Zaev, pasi Brukseli refuzoi të jepte dritën jeshile për nisje te negociatave, duke të mbaheshin më 12 prill, por u shtynë për shkak të pandemisë. Votimi u krye nën një protokoll strikt shëndetësor, ku mbajtja e maskës, e dezinfektimi në hyrje e dalje të qendrave ishin të detyrueshme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos