Ashtu siç kishte paralajmëruar, Enkelejd Alibeaj ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e statutit të Partisë Demokratike, të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, që riktheu në selinë e PD-së Sali Berishën dhe mbështetësit e Foltores së tij.
Përveç se kryetar i grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj pretendon se është edhe kryetari i komanduar i partisë, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Por Mbështetësit e Berishës, që më 11 dhjetor ngritën Komisionin e Rithemelimit të partisë, nuk e njohin si të tillë.
Alibeaj e quajti skandaloz vendimin e gjyqtarit për të regjistruar statutin e dalë nga kuvendi i 11 dhjetorit 2021, duke thënë se gjyqtari nuk ka pasur asnjë dosje përpara. Gjithashtu, ai paralajmëroi edhe kallëzim penal ndaj tij. (A2 Televizion)
