Alibeaj: Bojkoti i PS, i pritshëm. Po bëjnë gjithçka për të zvarritur veprimtarinë e komisionit të zgjedhjeve

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 18:01 | Politikë
Alibeaj: Bojkoti i PS, i pritshëm. Po bëjnë gjithçka

Një befasi të pakëndshme e quan bojkotin e anëtarëve të mazhorancës, kreu i komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit Enkelejd Alibeaj. Në një deklaratë për mediat, ai shprehet se kjo bëhet me qëllim për zvarritjen e veprimtarisë së komisionit hetimor.

“U ndodhëm para një befasie të pakëndshme, bojkot nga anëtarët e maxhorancës. Nuk kishte asnjë arsye. Arsyeja ishte; meqenëse jemi në javën e gjelbër të Kuvendit, sot po e marrim pushim dhe të caktojmë një datë tjetër. Ne jemi këtu si detyrim i vendimit të Kuvendit për t’u mbledhur në një afat 3 mujor. Afati i këtij komisioni është 3 mujor. Sot është dita e 6 dhe nesër e 7, dhe duket fare qartë që mungesa e arsyes, justifikimeve, duket se është strategji e qartë për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit”.

Sipas tij kjo është e pritshme, sepse mazhoranca është nën akuzë për vjedhjen dhe shkatërrimin eprocesit zgjehdor të 25 prillit

“E kuptoj fare mirë, ne jemi komision mazhorancë-opozitë, por ata që janë nën akuzë është pikërisht kjo pjesë e mazhorancës që është e akuzuar e dokumentuar si vejdhëse dhe shkatërruese e procesit zgjedhor të 25 prillti dhe është e prithsme që ata të bëjnë gjithçka ëpr të zvarritur veprimtarinë e komisionit hetimor, të drjetën e publikut për tu njohur em masakrën e 25 prillit”.

Alibeaj thekson se mbledhja e sotme ishte caktuar me dakordëi me Partinë Socialiste.

“Siç jeni në dijeni në ditën e parë të mbledhjes së Komisionit kishim një debat për rregulloren. Ishte kërkesa e ëprfaqësuesve të PS të cilët kërkuan kohë për t’u përgatitur, konsultuar për mbledhjen e sotme, me qëllim njohjen e rregullores dhe amendamenteve. Në bazë të ligjit mbledhjet thirren nga kryetari i komisionit. Duke vazhduar në vazhdën pozitive të mbledhjes së parë, në konsultim me Toni Gogun që është zv. Kryeatr i emëruar nga kuvendi i kam komunikuar për mbledhjen e sotme, që do të ishte në sot më 20 tetor, ora 15:00. Datë e cila u ra dakord herën e parë, e kërkuar dhe nga ata. Në sallën e byrosë u paraqitën anëtarët e opozitës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos