
Enkelejd Alibeaj deklaroi se procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri duhet të jetë real dhe transparent.
“Nuk isha në takim me përfaqësuesit e Partisë Socialiste për një arsye fare të thjeshtë. Qëndrimi publik i grupit parlamentar dihet: kemi rënë dakord të marrim pjesë në një proces real të zgjedhjes së Presidentit. Duhet një proces i sinqertë, i bazuar në kritere dhe kjo është garancia për qytetarët shqiptarë. Për këtë arsye, e shohim të udhës që fillimisht ky proces nuk duhet perceptuar as për aparencë si farsë. Në tre raundet e para, Presidenti zgjidhet me 84 vota. E dyta, nuk e ka mazhoranca legjitimitetin për ta zgjedhur e vetme Presidentin, as për të bërë fares”, tha Alibeaj.
“Ne kemi propozuar kritere. Duhet të jetë President antikomunist, që do të thotë mos të ketë qenë anëtar i Byrosë Politike, prokuror në dosje politike e me radhë… Angazhimi për çrrënjosjen e komunizmit përbën avantazh”, shtoi Alibeaj.
“E rëndësishme është që procesi garanton respektimin e këtyre kritereve. Nuk është e udhës të prezantojmë emra kur të rëndësishme janë kriteret”, theksoi Alibeaj. (A2 Televizion)