
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë këtë të diel duke iu përgjigjur akuzave të ngritura nga Partia Demokratike gjatë kohës së pandemisë ndaj qeverisë.
“Mirëmëngjes, nga unë, Luli dhe shokët e tij”, ka shkruar kryeministri Rama bashkëngjitur videos, ku ai paraqiten akuzat e ngritura nga Partia Demokratike, një reagim i kryeministrit dhe më pas një përgjigje për to.
Nga tenderët e cilësuar si sekret nga PD-ja, blerja e pajisjeve spitalore, deri te ndarja e paketave të ndihmës ekonomike, theksohen në këtë video si të pavërteta. (A2 Televizion)