Berisha sulmon mazhorancën: Po mbroni orgjitë e McGonigal, ato janë reale

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 18:36 | Politikë
Berisha sulmon mazhorancën: Po mbroni orgjitë e McGonigal, ato

Sali Berisha është përplasur me mazhorancës në lidhje me kërkesën e 27 deputetëve për gjuhën e përdorur prej tij.

Ish-kryeministri deklaroi nga rrjetet sociale se mazhoranca tashmë ka dalë në mbrojtje të orgjive të ish-agjentit McGonigal në Tiranë, të cilat sipas tij janë reale.

“Këtu në këtë kë strofull të krimit ndodhi dhe vakia e fundit. Një ish-ministre kërkon dënimin tim se kam denoncuar veprimtarinë erotike të McGonigal. Kjo është e paimagjinueshme të ngrihesh në këtë mënyrë. Mbroni këtu erotizmin e McGonigal. Nuk e mbuloni dot. Orgjitë e McGonigal janë reale”, tha mes të tjerash Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos