“Alieni” adoleshent shkruan historinë në Champions

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 10:47 | Futboll

Warren Zaïre-Emery, talenti i madh i PSG, është zyrtarisht futbollisti më i ri që aktivizohet si titullar në historinë e ndeshjeve me eliminim direkt të Champions League.

Në ndeshjen ndaj Bayern Munchen, të humbur 1-0 nga PSG, ai ishte vetëm 16 vjeç e 343 ditë.

I lindur më 8 mars 2006, ai ka luajtur tashmë 15 ndeshje me ekipin francez, duke mbajtur rekordin e lojtarit më të ri të historisë së klubit në kampionatin francez (16 vjeç, 4 muaj dhe 29 ditë) dhe të golashënuesit më të ri (16 vjeç, 10 muaj e 24 ditë).

Gazeta britanike “The Sun” shkruan se Vitinha, mesfushor i PSG, ka thënë për kolegun e tij të repartit se është “alien”. Ndërsa ish-futbollisti anglez Joe Cole e ka krahasuar me Wayne Rooney, “për masën muskulare që ka në moshën 16-vjeçare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos