
Në seancën e radhës të dosjes “Babalja”, i pandehuri Fredi Alizoti pranoi inskenimin e audio-përgjimit ku pretendohej se fliste vëllai i ish-ministrit të brendshëm. Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve, ai tha se për audio-përgjimin e rremë i ishin premtuar 200 mijë euro nga ish-deputeti, Ervin Salianji, i pandehur në proces. Sipas Alizotit i njëjti kishte siguruar stilolapsat përgjues.
I akuzuari si aktrues i zërit të Geron Xhafajt tha se kishte treguar të vërtetën pasi nuk kishte marrë pagesën e premtuar. Pyetjes së avokatëve se përse kishte komunikime miqësore telefonike me zyrtarë të lartë të Policisë së Fierit, Alizoti shpjegoi se nuk i kishte miq, por se tek ata ndihej i sigurt. (A2 Televizion)