Shkolla në Mengël të Elbasanit, automjetet rrezik për nxënësit

Nga A2 CNN
16 Shtator 2019, 15:21 | Kronikë
Shkolla në Mengël të Elbasanit, automjetet rrezik për

Kalimi i aksit nacional Elbasan-Librazhd mbetet një sfidë e rrezikshme edhe për vetë prindërit që shoqërojnë 200 nxënësit e shkollës 9-vjeçare të fshatit Mengël, edhe kur i sjellin dhe kur i marrin nga shkolla.

Fluksi i lartë i mjeteve dhe veçanërisht numri i lartë i atyre të tonazhit të rëndë që kalojnë si dhe shpejtësia relativisht e lartë, është shqetësim i vazhdueshëm për prindërit dhe njëkohësisht rrezik i shtuar edhe po të ecësh në anë të rrugës.

Prezenca e policisë pak minuta në mëngjes, nuk është zgjidhje e kësaj situate dhe për këtë banorët kërkojnë marrjen e masave për të mundësuar kalimin pa rrezik të fëmijëve drejt shkollës dhe anasjelltas.

“Para disa muajsh, një fëmijë është përplasur nga makina sapo doli nga shkolla”, tregon një banor i zonës.

Në këtë segment nuk kanë munguar as aksidentet ku nxënës të shkollës janë përplasur nga automjetet sapo kanë tentuar të kalojnë rrugën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos