Dibër, vranë bashkëfshatarin me sende të forta, arrestohen autorët

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 10:52 | Kronikë
Dibër, vranë bashkëfshatarin me sende të forta, arrestohen

Ngjarje e rëndë në Dibër, aty ku dy vëllezër janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e një bashkëfshatari.  Ngjarja sipas informacioneve ka ndodhur në fshatin Sllatinë, rreth orës 3 të mëngjesit.

Sipas hetimeve paraprake, shkaku i vrasjes ka qenë një konflikt i çastit, i ndodhur kur palët ndodheshin në një lokal të fshatit, nën efektin e alkoolit.

Sipas dëshmive, në sherr e sipër një 24-vjeçar me inicialet Q.P ka goditur me thikë një bashkëmoshatarin e tij M.H., ndërkohë që ku i fundit në bashkëpunim me vëllain e tij ka goditur po me sende të forta vëllain e agresorit, 29-vjeçarin D.P,  që si pasojë të plagëve ka ndërruar jetë në spital.

Personat janë arrestuar nga forcat e rendit, ndërkohë që grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos