
U deshën 25 vjet, por më në fund kënga më e famshme e Krishtlindjes, “All I want for Christmas is you” e Mariah Carey kryeson klasifikimet muzikore në Shtetet e Bashkuara.
Kur bëri debutimin, në vitin 1994, ai ishte pjesë e një regjistrimi më shumë se një këngë, çka e përjashtoi nga gara e “Billboard” për 100 këngët më të mira. Ndryshimi i rregullave bëri që kënga të hynte në klasifikim në 2000-shin dhe gjatë viteve të fundi i është afruar në disa raste majës. “Më në fund ia dolëm’, u shpreh në Twitter 49-vjeçarja.
“All I want for Christmas” është një prej këngëve më të dëgjuara në këtë periudhë të vitit, në të dyja anët e Atlantikut. Ajo përjetoi një hov popullariteti në vitin 2003, pasi u përfshi në filmin hit “Love Actually”.
Për 25 vjetorin e këngës e intensifikoi fushatën e promovimit të saj e madje prodhoi një video te re dhe e publikoi si singëll të veçantë për herë të parë. Sipas “Billboard”, kënga është transmetuar 45 milionë herë dhe ka regjistruar 27 mijë shitje dixhitale vetëm në javën e fundit. (A2 Televizion)