
Ambasadorët e BE kanë filluar vizitat e tyre në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit. Ditën e nesërme, ambasadori i BE-së Luigi Soreca, së bashku me ambasadoren franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadorin gjerman Peter Zingraf, do të shkojnë në Elbasan.
Diplomatët pritet të takohen me përfaqësuesit politikë në atë qark, si dhe për të takuar disa nga kandidatët.
Ambasadorët e BE bënë me dije se do të ketë takime me me z. Taulant Balla të Partisë Socialiste, z. Gazment Bardhi të Partisë Demokratike dhe znj. Rudina Hajdari nga Nisma “Thurje”, ndërkohë që bie në sy fakti që një takim me Lëvizjen Socialiste për Integrim, sipas tyre, “fatkeqësish nuk u bë i mundur”. (A2 Televizion)