Kryepeshkopi Anastas për zgjedhjet: Qytetarët të jenë të përgjegjshëm, duhen njerëz të pastër që të çojnë vendin përpara

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 18:21 | Politikë
Kryepeshkopi Anastas për zgjedhjet: Qytetarët të jenë

Kryepeshkopi Anastas dha sot një mesazh  për zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i Kishës Autoqefale e Shqipërisë theksoi se  qytetarët si parim duhet të jenë të përgjegjshëm për të votuar, edhe pse Kisha në vetvete nuk ndërhyn dhe nuk merret me këto parti.  

Sipas Kishës, kriteri për të zgjedhur është për të votuar njerëz të pastër dhe kanë aftësinë të çojnë përpara vendin.

“Ka një parim të dytë që është mjaft i rëndësishëm – ne, të Krishterët Ortodoksë, si qytetarë të këtij vendi – duhet të jemi të përgjegjshëm dhe kemi detyrimin për të votuar. Nuk mund të themi jemi indiferentë dhe nuk merremi me çështje të tilla si këto”, deklaroi ai.

https://www.youtube.com/watch?v=Llwj9J182Mk

Anastasi vijoi duke thënë se “njerëz të cilët janë të pastër, që nuk vënë më parë “Unin” e tyre dhe kanë aftësinë për ta çuar vendin aty ku është përparimi, kuptimi i ndërsjellë dhe ecja përpara”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos