
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasadori i Bashkimit Evropian zhvilluan një takim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Meta.
Bëhet e ditur se Inspektori i Lartë, Metani, i njohu ambasadorët me detyrat dhe sfidat e institucionit të ri kushtetues, përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.
Ambasadorja Kim dhe ambasadori Soreca shprehën mbështetjen e fortë për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si një institucion i rëndësishëm në strukturën e sistemit të drejtësisë. (A2 Televizion)