Sot Këshilli Politik, PD propozon depolitizim të pjesshëm të administratës zgjedhore

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 11:56 | Politikë
Sot Këshilli Politik, PD propozon depolitizim të pjesshëm të

Palët janë mbledhur të diskutojnë për reformën zgjedhore për përzgjedhjen e sistemit dhe depolitizimin e administratës zgjedhore.

I parashikuar fillimisht për ditën e premte, ky takim u shty pasi Partia Demokratike nuk e kishte ende gati propozimin e saj. Në draftin e siguruar nga A2, PD-ja propozon që në përbërje të Komisionit të Qendrave të Votimit dhe KZAZ-të të ketë zyrtarë zgjedhorë që të jenë garantë të ligjit.

Përkatësisht në Qendrat e Votimit, PD-ja propozon që të jetë një person apolitik, i certifikuar nga KQZ-ja, i cili duhet të garantojë zbatimin e ligjit, por pa u përfshirë në vendimmarrje.

Në grupet e numërimit, propozohet që të ketë dy numërues jopolitikë dhe përfaqësues nga mazhoranca dhe opozita. Sa i përket KZAZ, PD-ja propozoi 1 komisioner jopolitik që do ketë rolin e sekretarit.

KZAZ-ja do ketë 7 anëtarë, ku tre do jenë përfaqësues nga partitë më të mëdha në mazhorancë dhe tre në opozitë dhe komisioneri jopolitik.

Sot në tryezën e reformës, pritet që opozita parlamentare të japë propozimin e saj për ndryshimin e sistemit, që në 4 opsionet kanë në thelb listat e hapura zgjedhore.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos