Bardhi: Krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare

Nga A2 CNN
8 Mars 2020, 21:09 | Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar në Facebook një video ku tregon se SPAK-u ka nxjerrë zbuluar propagandën e Edi Ramës.

“Krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, por me vullnet politik! SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj krimit të organizuar, duke konfirmuar mosbesimin e 87% të qytetarëve shqiptarë se se me Edi Ramën në qeveri nuk mund të ketë luftë reale ndaj krimit të organizuar. Askush nuk priste që Edi Rama papritur të luftonte partnerin e tij kryesor në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, dhe aq më pak këtë ta bënte para zgjedhjeve që janë në prag. Deklarata e SPAK provoi në mënyrë të pakundërshtueshme se nën qeverisjen e Edi Ramës: OFL nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore!
OFL po na tregon se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e VETME që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti”, shkruan Bardhi në tekstin shoqërues të videos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos