Ambasadori i BE në Shqipëri merret në mbrojtje nga Garda e Republikës

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 20:52 | Aktualitet
Ambasadori i BE në Shqipëri merret në mbrojtje nga Garda e

Nëpërmjet një vendimi të posaçëm, qeveria ka vendosur të marrë në mbrojtje kreun e delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca.

Vendimi mban datën 23 qershor, në të njëjtën ditë kur ishte seanca plenare, dhe ku zyrtarisht nuk është njoftuar zhvillimi i një mbledhje qeverie.

Krahas mbrojtjes fizike, Garda e Republikës do të ketë për detyrë të mbrojë edhe shtëpinë e Soreca-s, së bashku me ambientet ku ai ushtron veprimtarinë e tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/24/ambasadori-soreca-ne-mbrojtje-nga-garda-a2-pyet-delegacionin-e-be/

A2 CNN Livestream

Latest Videos