
Rezultatet e provimit të maturës për lëndën e Letërsisë nxorën në pah një dyfishim të nxënësve mbetës krahasuar me një vit më parë. Praktikisht në vitin 2020 provimin e letërsisë nuk e e kaluan 983 maturantë, ndërsa këtë vit numri i mbetësve ishte 1911.
Po të krahasohen këto shifra me vitin 2019 kur pandemia dhe mësimi online nuk ekzistonte, shifrat janë të përafërta.
Performancën më të dobët e pati Berati, Vlora notën më të lartë. Mbetës më shumë ka Tirana.
Shkak për këtë numër të lartë mbetësish duket së është bërë sërish pyetja e vjetshme me personazhin “Turi”.
Hartimi i tezave të maturës sipas pedagoges kanë nevojë për një vëmendje të vazhdueshme, diktuar nga situatat dhe rrethanat e çdo viti.
Këtë vit maturantët patën pakënaqësi për hartimin e tezës së provimit të matematikës, ku pas disa ditësh protestash, Ministria pranoi të ulë pragun e vlerësimit. (A2 Televizion)