
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, u shpreh se tani nuk është koha për të bërë politikë si zakonisht, duke iu drejtuar udhëheqësve politikë shqiptarë.
Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se nuk është koha për të bërë politikë, por për të qëndruar të bashkuar pasi është e vetmja mënyrë për të luftuar koronavirusin.
"Bisedova me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, për t'i lavdëruar për bashkëpunimin e tyre në luftën kundër COVID-19. Tani nuk është koha për të bërë politikë si zakonisht. Lufta nuk mund të fitohet pa bashkëpunimin dhe disiplinën si nga liderët politikë, ashtu edhe nga e gjithë popullsia, që nga Shkodra deri në Sarandë”, shkruan Kim në rrjetin social. (A2 Televizion)