Programi i PD/ Krasniqi: Si dhëndri para martese, Dervishi: Zero shanse për mrekulli, Vurmo: Për të dëshpëruarit

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 21:34 | Politikë
Programi i PD/ Krasniqi: Si dhëndri para martese, Dervishi: Zero shanse

Programi ekonomik i Partisë Demokratike i prezantuar nga kryetari Lulzim Basha, është diskutuar në studion e “Absolut 4” mes analistëve Afrim Krasniqi, Lutfi Dervishi dhe drejtorit të IDM, Gjergji Vurmo.

Në këndvështrimin e Krasniqit, programi ekonomik i Bashës duket si dhëndri para martesës, me shumë premtime. Sipas tij një program elektoral nuk është i njëjtë me atë qeverisës, për arsyet se nuk ka aleat, partitë i përshtaten situatës dhe Shqipëria ka detyrime ndërkombëtare  që kanë kosto për shtetin.

“Duket si dhëndri para martesës me shumë premtime. Kështu ka ndodhur me çdo opozitë në Shqipëri. Opozita më të prirura për të shkuar te kërkesat e qytetarëve dhe për shkak se nuk kanë informacion të saktë për bilancin e shtetit. E njëjta gjë do ndodhi  si me Ramën që premtoi 300 mijë vende pune. Një program elektoral nuk është 100% i barabartë me atë qeverisë. E para se nuk ka aleat,  e dyta janë parti që i përshtaten situatës dhe ndryshon skema e prioriteteve dhe së treti Shqipëria ka detyrime ndërkombëtare dhe një sërë aktesh të tjera që kanë kosto për shtetin dhe strukturën shtetërore”.

https://a2news.com/2021/01/28/levizjet-e-reja-politike-vurmo-tregon-ne-absolut-4-pse-nuk-mund-te-cajne-dot/

Për Krasniqin, lajmi i mirë është se me prezantimin e programit ekonomik, kanalizohet debati publik, nga ai i statuseve dhe batutave në debatin për programin.

“Lajmi i mirë sot është përpjekja për të kanalizuar debatin publik te debati për programin, jo me statuse në Facebook dhe batuta”.

Sa i takon mazhorancës Krasniqi shprehet se e ka të vështirë tani të bëjë program, pasi premtoi 300 mijë vende pune që nuk i realizoi dhe ka larguar qindra mijëra vetë nga Shqipëria.

https://a2news.com/2021/01/28/276038/

Nga ana e tij analisti Dervishi thekson se në një vend me ekonomi si Shqipëria shanset për të bërë mrekulli janë afër zeros.

“Mungesë e dukshme e ekspertizës në ekonomi. Praktike është psikologjia te votuesi që qeveria është si zoti dhe sot programi i opozitës i mbulonte të gjithë dhe premtoi se do të jenë të detajuar. Ne si ekonomi kemi shumë probleme. Pesha e borxhit vjen duke u rritur. Sa parashikohet rritja ekonomike që të bëhen të mundura premtimet? Qeveria mbledh dhe administron taksat tona. Hapësira për mrekulli në gjendjen aktuale është jashtëzakonisht e vogël afër zeros, por paraqitja e programit është dokument bazë për t’u ballafaquar. Rama debatin e ka me LSI më shumë se me PD. Si do realizohen të ardhurat? Premtimi është më i besueshëm kur ka një faturë nga pas. Investitorët nuk i thërret dot sa kohë nuk ka drejtësi”.

https://a2news.com/2021/01/28/korrupsioni-problem-madhor-dervishi-raporti-i-ti-i-pritshem/

Ndërsa Gjergji Vurmo programin ekonomik të Partisë Demokratike e sheh të hartuar për të dëshpëruarit dhe ata që besojnë premtimet.

“Unë prisja që Basha dhe PD të ishin më të guximshëm në programin ekonomik. Basha ka ndërtuar program ekonomik për të dëshpëruarit dhe iracionalët dhe deri diku për ata që do t’i besojnë premtimet”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/programi-i-pd-dervishi-zero-shanse-per-mrekulli-vurmo-per-te-deshperuarit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos