Si e shohin programin e LSI-së analistët Krasniqi, Dervishi dhe Vurmo?

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 22:39 | Politikë
Si e shohin programin e LSI-së analistët Krasniqi, Dervishi dhe Vurmo?

Duke folur për ofertat politike të 25 prillit dhe më konkretisht ato të opozitës, analistët në “Absolut 4” u ndalën edhe në programin elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Për premtimin e LSI-së për garanci 1 mijë dollarëshe për çdo fëmijë, analisti Krasniqi me ironi tha se dikush që i ka fëmijët  në SHBA  dhe jo në Shqipëri i bën llogaritë me dollarë ose euro. Sipas tij është lajm i mirë që LSI flet për taksa, por problemi i LSI-së është që ka qenë aleat me PS dhe ka votuar ligje, një ndër ta edhe ligji për arsimin e lartë.

“Dikush që i ka fëmijët  në SHBA  dhe jo në Shqipëri i bën llogaritë me dollarë ose euro. Është lajm i mirë që investon për fëmijë. LSI është lajm i mirë që flet për taksa se programet e mëparshme kanë qenë që ne japim vende pune dhe problemi i madh i LSI është që ka qenë aleat me PS dhe një sërë premtimesh që ka sot i ka sfidë me veten për imazhet e një partie klienteliste nëse riciklohen të njëjtat figura është vështirë që të krijojë imazh ndryshe. Ligji i arsimit të lartë duhet parë se kush e ka votuar se është votuar në mandatin e parë është lajm i mirë që e ka të shkruar. Ka elementë që duhen parë, lajm i mirë që i jep debatit një kahje te re. Por elemente e tjerë duhen parë në kontekstin e konsumit të ditës”.

Për analistin Dervishi nuk është çështja vetëm te garancia për bebet, por prindërit duan të ardhme jashtë për fëmijët e tyre për shkak të arsimit, shëndetësisë dhe meritokracisë. Një tjetër shqetësim për Dervishin është premtimi për ulej taksash dhe rritje rrogash, por që askush nuk thotë se nga do të dalin paratë.

“Propozimi për taksën, por në fushatë elektorale nuk i shpëton që ka premtim për ulje taksash dhe rritje rrogash, por asnjë nuk thotë se si dhe ku do dalin paratë. Duhet të hyjnë më shumë para se të shpenzosh dhe sa të përputhshëm do të jenë me programin e PD. TVSH është 32% e kontributit në buxhetin e shtetit. Përbëjnë 1/3 e buxhetit. Nuk është çështja vetëm te bebet, prindërit duan të ardhme jashtë për shkollën, shëndetësinë dhe meritokracinë. Këto janë tre shtyllat kryesore që të ketë shpresë  dhe të lëvizë ekonomia. Ne jemi vendi i parë me rritje negative të popullsisë nuk riprodhojmë dot veten dhe nuk mund të zgjidhësh dot problemin me 1 mijë dollarë”.

Të njëjtin shqetësim si për programin ekonomik të PD, Gjergji Vurmo ndan edhe për të LSI-së. Sipas tij premtimet që bëhen janë për një ekonomi fasoniste, që të trajton si çirak, të shtyp dhe të bën presion për të votuar. Ndërsa taksën 1 % për biznesin të premtuar nga LSI, Vurmo e quan diskriminuese

“Shqetësimi im është po i njëjti me atë të PD. Janë premtime që bëhen që ekonomia është dhe do të jetë ekonomi fasoniste, që aty do jesh një çirak i shtypur gjatë gjithë kohës dhe grup votuesish që do jetë e lehtë të bëjnë presion dhe opsioni tjetër është puna në shtet. Taksa 1 % për biznesin e është diskriminuese, e lehtë ta hedhësh poshtë në Gjykatën Kushtetuese dhe çlirimi nga monopolet, por si? Shumica  e monopoleve janë me ligj socialistët dinë të bënë shumë mirë kontratat e PPP dhe monopoleve që nuk ka ligj t’i dënojë apo nëse tenton dikush t’i zhbëjë dhe fitimtari do të jetë vetë biznesi. Nuk shoh një model ekonomik që ndërton mbi një ekonomi dhe forcë pune për shtresën e mesme”.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos