Ambasadorja e re e BE takon Ballukun: Të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në energji dhe infrastrukturë

Nga A2 CNN
22 Gusht 2022, 19:47 | Politikë
Ambasadorja e re e BE takon Ballukun: Të përkushtuar për të

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, u takua këtë të hënë me zv.kryeministren Belinda Balluku.

“Takim i parë i mirë me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë

 mbi bashkëpunimin BE-Shqipëri në fushat kyçe të energjisë dhe zhvillimit të infrastrukturës. BE është e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në këto fusha kyçe për qytetarët e saj dhe integrimin në Be”, tha Hohmann në një postim në Twitter.

Ambasadorja e re mori detyrën në fillim të gushtit dhe pason italianin Luigi Soreca në detyrën e përfaqësueses së unionit në vendin tonë. Ky ishte takimi i parë i saj zyrtar me një përfaqësues të qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos