Ngjarja e Gramshit, sërish Rama: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!

Nga A2 CNN
21 Gusht 2022, 20:48 | Politikë
Ngjarja e Gramshit, sërish Rama: Institucionet kanë funksionuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në uzinën ushtarake të Gramshit, dhe arrestimin si pasojë e dy shtetasve rusë dhe një ukrainas.

https://twitter.com/ediramaal/status/1561414925897154561

Në një postim në Twitter, Rama ironizon valën e kritikave për menaxhimin e situatës, që iu drejtua veçanërisht nga opozita.  

https://a2news.com/2022/08/20/si-ndodhi-sulmi-ne-uzinen-e-gramshit-policia-jep-detajet-identifikohen-2-ruset/

"Me u gjet Kola në punë!" është një shprehje popullore që kaq shumë u shkon mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!” janë fjalët e tij në Twitter.

https://a2news.com/2022/08/21/partia-e-lirise-ruset-kane-hyre-ne-bazat-tona-nga-viti-2018-shteti-ka-rene/

Ditën e djeshme, Rama kishte reaguar, duke thënë se tre të arrestuarit dyshohen për spiunazh, dhe duke u shpallur krenarë për rojet ushtarake që i neutralizuan tre të huajt.

https://a2news.com/2022/08/21/nga-bazat-sovjetike-te-katedralja-e-parisit-kush-eshte-svetlana-timofoeva-rusja-e-arrestuar-ne-gramsh-si-e-dyshuar-per-spiunazh/

Ditën e djeshme, në ambientet e uzinës ushtarake në Gramsh dy ushtarë mbetën të lënduar pasi kapën një shtetas rus që tentoi të futej brenda, pasi rusët i drejtuan një lëndë me përbërje kimike.

https://a2news.com/2022/08/20/ngjarja-ne-gramsh-reagon-edi-rama-dyshohet-per-spiunazh/

Shtetasit rus Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin, 24 vjeç u shoqëruan në komisariat, së bashku me bashkëpunëtorin e tyre ukrainas, ukrainas F. A., 25 vjeç, duke rrezikuar një dënim të gjatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos