Ngjarja në Gramsh, reagon Presidenti Begaj

Nga A2 CNN
21 Gusht 2022, 10:04 | Politikë
Ngjarja në Gramsh, reagon Presidenti Begaj

Presidenti Bajram Begaj reagoi lidhur me incidentin e ndodhur në uzinën ushtarake të Gramshit, ku 3 persona u arrestuan pasi tentuan të hynin brenda saj, dhe ku gjatë përleshjes mbetën të plagosur dy efektivë të Forcave të Armatosura.

“Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me vëmendje. Në komunikim të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative & ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj & mbështes për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cenon sigurinë kombëtare. Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë”, tha Presidenti në një mesazh në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos