
Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, në një konferencë me gazetarët këtë të hënë, është shprehur se po bën gati një padi ndaj Autoritetit të Dosjeve, të cilën është shprehur se do ta dorëzojë më 1 shtator.
Sipas Metës, padia do të bëhet për nxjerrje të sekretit shtetëror.
“Më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Dosjeve për manipulim dhe falsifikim të qëllimshëm. Këto përralla dhe lojëra nuk funksionojnë me Ilir Metën. Autoriteti Dosjeve po përdoret në mënyrë kriminale. Po cenohet privatësia e një qytetari për interes të Edi Ramës. Frika e Edi Ramës, sepse nuk e blen dot opozitën dhe nuk trukon dot ndeshjen përpara. Rast skandaloz i përdorimit të metodave të Sigurimit të Shtetit”, u shpreh Meta. (A2 Televizion)