Ambasadorja e SHBA, e ftuara "speciale" në iftarin e shtruar nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 22:26 | Aktualitet
Ambasadorja e SHBA, e ftuara "speciale" në iftarin e shtruar nga

Iftari i shtruar nga Kryegjyshtata Botërore Bektatishiane në prag të përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit mblodhi bashkë personalitete të ndryshme të politikës, fesë, artit, medias.

E ftuara speciale ishte ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Juri Kim, e cila mori pjesë në këtë iftar bashkë me ambasadorë të tjerë.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj, pasi falenderoi të ftuarit, vlerësoi bashkëjetesën fetare në Shqipëri, fakt që sipas tij ka përmasa hyjnore.

Ambasadori izraelit, një tjetër i ftuar special,  që ndodhej në tryezën kryesore, bashkë me përfaqësuesit e 3 komuniteteve fetare, katolikëve, muslimanëve dhe ortodoksëve, shtoi se këto besime kanë të përbashkëta.

Atmosfera mikpritëse e Kryegjyshatës Botëore të Bektashinjve u vlerësua edhe nga pjesmarrësit në këtë iftar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos