Në Kukës vijon vaksinimi, qytetarët neglizhojnë masat

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 16:29 | Aktualitet
Në Kukës vijon vaksinimi, qytetarët neglizhojnë masat

Prej ditësh nuk ka asnjë rast të infektuarish në Kukës. Kjo dhe procesi i vaksinimit është shoqëruar me një relaksim të popullatës, duke çuar edhe në neglizhim të zbatimit të masave anti-covid.

Fushata e imunizimit të popullatës po bëhet në të gjithë qendrat shëndetësore të njësive administrative të Bashkisë Kukës dhe deri tani 7000 qytetarë janë vaksinuar.

Ata që kanë marrë dozën e dytë shprehen se nuk kanë përjetuar efekte anësore nga doza e parë dhe se me të dytën do të ndjehen më të mbrojtur.

Edhe autoritetet shëndetësore konfirmojnë se asnjë rast i rëndë nuk është shfaqur te personat e vaksinuar. Mjekët e familjes po lajmërojnë të gjitha kategoritë e kalendarit kombëtar.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos