
Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz, tha se javën e ardhshme, Komisioni Europian do prezantojë raportin e ardhshëm për përpjekjet e Shqipërisë për plotësimin e prioriteteve kyçe të Bashkimit Europian.
“Bazuar në këtë raport, Qeveria dhe Parlamenti gjerman do të marrin vendim për hapin tjetër logjik të Shqipërisë drejt integrimin, atë të hapjes së negociatave. Jam e bindur se Shqipëria ka marrë vendime të rëndësishme në drejtimin e duhur, si për shembull Reforma në Drejtësi, që dallohet, edhe krahasuar me përparimin që kanë bërë në këtë sektor vende fqinje”, tha Schütz.
“Polarizimi i thellë politik, bojkoti i institucioneve demokratike dhe vendimmarrëse kane ngadalësuar procesin e reformave dhe nuk kanë ndihmuar vendin në përparimin e rrugës integruese. Ndaj, i kujtoj politikanëve përgjegjësinë për njerëzit dhe votuesit të veprojnë në interesin më të mirë për vendin e tyre”. (A2 Televizion)