Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim ka takuar sot deputeten e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, të cilën e ka përgëzuar për vendimin e saj për të mbështetur marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për reformën zgjedhore, “në mënyrë që Shqipëria të arrinte kushtet paraprake të Bashkimit Europian”.
Ambasadorja shtoi se ajo respekton “betejat mbi principet” e Hajdarit, gjithmonë duke pasur si objektiv kryesor arritjen e integrimit të vendit. (A2 Televizion)