Reforma zgjedhore në Shqipëri duhet të kthehet në ligj, ishte mesazhi i kryetarit të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Eliot Engel. Kongresmeni tha për Zërin e Amerikës se ajo përfshin hapa pozitivë përpara, por la të kuptohet se ende nga mangësi.
“Ajo përfshin klauzola për depolitizimin e administratës së zgjedhjeve, zgjerimin e transparencës dhe më shumë pavarësi për punonjësit e zgjedhjeve. Ç’ka është më e rëndësishme, do t’i hapë rrugën Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE dhe duhet të kthehet në ligj”, u shpreh Elliot Engel.
Por, Engel shton se “parlamenti duhet të marrë në konsideratë të gjithë zërat”, duke mundësuar votën e diasporës.
“Në të ardhmen e afërt duhet të shqyrtojë një masë që të përfshijë lista të hapura dhe t’u japë mundësi shqiptaro-amerikanëve dhe shqiptarëve të tjerë në diasporë që të votojnë në zgjedhjet e vitit 2021nga vendi i tyre i rezidencës”.
Ai i bën thirrje palëve në Shqipëri, të vazhdojnë të punojnë për reformën zgjedhore, në mënyrë që demokracia juaj të jetë e fortë, me themele të forta dhe me bazë të gjerë”. (A2 Televizion)